Në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pajisur me Mamograf, Spitalin e Ferizajt, përcjell InLajmi.
Ky spital për herë të parë bëhet me paisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë.
SHSKUK është duke punuar në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Nga SHSKUK-ja është bërë e ditur se furnizimi është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.
Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar( CT), e cila është e teknklogjisë së lartë. /InLajmi/