Ajo me këtë rast ka theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, i cili do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë.
“Kam shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërkaq Admirali Bauer ka shprehur falënderimin e NATO-s për vendimin e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë”, shkruan Osmani , shkruan Lajmi.net.
Ndryshe, Osmani, gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax dje ka takuar një delegacion të Senatit amerikan ku ka potencuar se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësoj sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimit negativ në rajon.