3 aeroplanë nuk kanë arritur të aterojnë sipas planifikimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm.
Nga aeroporti thonë për Indeksonline se njëri nga ta sapo ka aderuar dhe po presin edhe 2 aeroplanë tjerë të aderojnë.
Vonesat janë krijuar për shkak të mjegullës së madhe.
“Kjo është e natyrshme, e kemi pas këtë problem nga fillimi. Po mendojmë deri nga janari me i ardh fundi këtij problemi”, ka thënë zëdhënësi i Aeroportit, Bujar Gashi.