Dhuna në vendin tonë nuk ka të ndalur, përcjell InLajmi.
E këtë po e dëshmojnë rastet e dhunës në familje që dita ditës veç po rriten.
Një rast i dhunës ka ndodhur dje rreth orës 10:00 ka qenë në Rahovec, Vjehrri e ka sulmuar fizikisht nusen e djalit.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 -orësh.
Tutje, në njoftim thuhet se viktimës i është dhënë tretman mjekësorë, derisa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë .
Njoftimi i plotë i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec 19.11.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër, nusen e djalit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.
/InLajmi/