Pantallonat xhins janë gjithmonë një ide e mirë. Në rregull, jo gjithmonë, por në në një pjesë të mirë të rasteve po. Thonë se jeta nuk është e përsosur, por kombinimet e xhinseve mund të jenë. Hidhuni një sy kombinimeve të mëposhtme që të keni disa ide se si mund t’i vishni, shkruan Anabelmagazine.
1 – Pallto me gëzof (artificial, sepse jemi miqësorë me kafshët)
2 – Xhinse të bardha + jelek dhe këpucë
3 – Xhinse me bel të lartë + pallto në ngjyrë që bie në sy dhe këpucë me printe
4 – Xhinse me ngjyrë + pulovër e gjerë dhe atlete
5 – Xhinse në ngjyrë krem +triko
6 – Xhinse gri + xhaketë lëkure dhe gjysmë-çizme me takë