Të paktën 30 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur pas përmbytjeve të papritura në jug të Indisë, raportojnë mediet vendase, duke theksuar se tre autobusë janë marrë para nga ujërat e vrullshme të shiut.
Ekipet e shpëtimit gjetën rreth 12 kufoma nga 3 autobusët që u përmbytën nga ujërat e vrullshme të shiut. Fati i të paktën 18 njerëzve është ende i panjohur, sipas The “NewsMinute”.
Kushtet gjithnjë e më të paparashikueshme dhe ekstreme të motit, që kanë goditur Azinë Jugore vitet e fundit janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe janë përkeqësuar nga shpyllëzimi, thonë ekspertët.
Dhjetëra njerëz janë vrarë në Indi që nga tetori nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga shirat e dendur, transemeton Insajderi.
Të paktën 42 njerëz u vranë muajin e kaluar nga reshjet e vrullshme, që goditën Indinë.