Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot mban mbledhjen e radhës, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një komunikate për medie.
‘’Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, njoftoi Elezi.
Ndryshe, këto ditë PZAP ka bërë anulimin e krejt votave të mërgatës. Kjo për shkak të parregullësive që kanë qenë./InLajmi/