Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë bërë 1.546 testime, përcjell InLajmi.
Nga testimet, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa janë shëruar 34 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665 ndërsa numri i rasteve aktive është 352.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2.
Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665.
Në total numri i rasteve aktive është 352.
/InLajmi/