Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në 4 spitale të përgjithshme nuk ka asnjë pacientë me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërsa SHSKUK ka njoftuar se në spitalet e tjera dhe në QKUK janë 42 pacientë, ku nga ta 12 janë të konfirmuar me koronavirus ndërsa 30 me post-covid.
Ndërsa me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-ja:
Në 4 spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me Covid-19
Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me Covid-19. Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 me post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë /InLajmi/