Qëndron Kastrati, kryetari në detyrë i Kamenicës i ka shkruar një letër kryetarit të zgjedhur, Kadri Rahmiaj, ndaj të cilët kërkon që të reflektojë për reformën në arsim, përcjell InLajmi
Tutje, Kastrati i ka uruar fat dhe sukses kryetarit të ri të zgjedhur, duke i thënë që është i gatshëm të kontribuojë për të mirën e qytetarëve.
“Duke qenë se qytetarët vendosën për ofertën tuaj qeverisëse dhe ju keni dëshmuar se keni objektiva të ndryshme nga ne, dyshoj që do të ishte i hapur për sugjerimet e mia. Megjithatë, më lejo të të ofroj perspektivën time për disa çështje që i konsideroj veçanarisht të rëndësishme”, ka shkruar në rrjetet sociale, Kastrati.
Kastrati i ka shkruar kryetarit në letrën e tij për reformën në arsim, arsimin cilësorë, si dhe problemet infrastrukturore me të cilat ballafaqohet Kamenica. /InLajmi/