Deputetët e Kuvendit janë mbledhur sot për të vazhduar seancën plenare, ku gjatë saj janë miratuar 2 marrëveshje ndërkombëtare, raporton InLajmi.
Për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kanë votuar 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërsa, për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”, kanë votuar gjithsej 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Rreth ratifikimit të këtyre marrëveshje ka dhënë mbështetje edhe opozita. /InLajmi/