Lily James dhe Sebastian Stan portretizojnë rolet e Pamela Anderson dhe Tommy Lee në serialin e shumëpritur, “Pam & Tommy”, i cili do të jetë i disponueshëm në platformën Hulu në muajin Shkurt.
Drama me 8 episode ndjek marrëdhënien mes yllit të atëhershëm të “Baywatch” dhe bateristit të “Motley Crue”, të cilët u martuan më pak se shtatë ditë, pasi u takuan në vitin 1995.
Një video seksuale që e xhiruan gjatë muajit të mjaltit u vodh dhe u shpërnda në internet. Anderson dhe Lee paditën distributorin, Internet Entertainment Group dhe përfundimisht arritën një marrëveshje sipas të cilës kaseta u bë sërish publike.
Në paraqitjen e parë të shkurtë shfaqen fotografitë e para nga seti, të cilat u publikuan në Maj dhe që ofruan pamjen e parë të pamjes së versionit të ri të Pamela dhe Tommy.
As Anderson dhe as Lee nuk janë të përfshirë në prodhimin e serialit, të shkruar nga Rob Siegel dhe D.V. DeVincentis me regji të Craig Gillespie.
James, e cila pritet të ketë një rol në serial si një hap në karrierën e saj dhe Stan udhëheqin kastin që përfshin gjithashtu Seth Rogen, Nick Offerman, Andrew Dice Clay dhe Taylor Schilling, transmeton Telegrafi.
Seriali, producentët ekzekutivë të të cilit janë Rogen dhe Evan Goldberg, do të shfaqet premierë më 2 shkurt në platformën Hulu.