Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell InLajmi.
Kurti, tha se kanë biseduar për shumë çështje, e që ndër to edhe për atë të njohjes reciproke me Serbinë.
“Në një bisedë telefonike me Gabriel Escobar. Diskutuam për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti në Twitter./InLajmi/