Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 7 perosna që kanë qenë në kërkim, ku 4 prej tyre janë arrestuar me burg efektiv që kishin vepra të ndryshme penale, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të policisë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë është realizuar plani operativ.
“Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datë 18.11.2021, me qëllim të realizimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore Pejë, ka realizuar planin operativ ”Ekzekutimi i Urdhëresave penale me burg”. Janë kërkuar për arrestim gjithsejtë shtatë (7) persona të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale, katër (4) nga ta janë arrestuar.” thuhej në një njoftim për media të policisë, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/