Vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu, Klodian Çalamani është dërguar në paraburgimin e Vlorës.
Kjo lëvizje është bërë, që ai të jetë më i mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm.
Nga Fieri në Vlorë, 38-vjeçari është dërguar me forca sigurie dhe është vendosur në izolim, që të shmangë çdo kontakt me të burgosurit e tjerë.
Sot, Gjykata e Fierit dha për Çalamanin masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, shkruan Syri.net.
Masa u dha në mungesë, për shkak se familjarë të Mateo Vasiut kanë hyrë në gjykatë me forcë, duke kërkuar se ku mbahet Klodian Çalamani.