Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot do të nis numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, për raundin e 2-të të zgjedhjeve lokale.
Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të 2-të të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 Nëntor”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë se 2 dit më parë në QNR, ka përfunduar numërimi i votave të diasporës.
KQZ pas numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, brenda disa ditëve pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të 2-të.