• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ulet interesimi i qytetarëve të Kosovës për vaksinim

J G nga J G
18 November 2021
në KRYESORE
0 0
0
Ulet interesimi i qytetarëve të Kosovës për vaksinim
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra kryesore për vaksinim kundër koronavirusit në Prishtinë, Salla “1 Tetori”, të enjten më 18 Nëntor ishte bosh në orët e paradites.

Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar vazhdon të jetë i ulët.

Nga 20 mijë doza të vaksinave të administruara gjatë një dite në muajin Shtator, në 10 ditët e fundit në Kosovë administrohen mesatarisht rreth 2.100 doza të vaksinës.

Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë dhënë 1.760 doza të vaksinës.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit dhe deri më 18 Nëntor më shumë se 753 mijë qytetarë , apo mbi 41% e popullatës së përgjithshme i ka marrë nga 2 doza të vaksinës.

Vaksinimi në Kosovë tani bëhet pa termin dhe lejohet për të gjitha moshat mbi 12 vjeç.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të 2 të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se përmes vizitave derë më derë, kjo ministri po synon rritjen e numrit të të vaksinuarve. Po ashtu, kjo ministri thotë se janë duke bërë përgatitjet për vaksinim nëpërmjet ekipeve mobile edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në institucione fetare dhe në shkolla.

“Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje për vaksinim atyre që nuk e kanë bërë këtë, sepse tashmë kemi edhe praninë e variantit Delta Plus në Kosovë dhe mosvaksinimi do të ishte një shans i madh i humbur në dëm të shëndetit individual dhe kolektiv të popullatës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë mbetet i ulët, pavarësisht se shkalla e infeksionit me COVID-19 në rajon dhe më gjerë është e lartë.

Në 10 ditët të fundit në Kosovë janë shënuar 102 raste të reja dhe 2 raste me të vdekur.

Kurse, vetëm më 17 Nëntor, Shqipëria shënoi 616 raste të reja dhe 10 vdekje, Maqedonia e Veriut 476 raste të reja dhe 13 vdekje, Serbia 3.600 raste dhe 56 vdekje, Mali i Zi 403 raste dhe 10 vdekje.

Pikërisht për shkak të infeksionit të lartë në rajon, profesionistët shëndetësorë në Kosovë kanë thënë se situata epidemiologjike është jostabile. Kësaj i kontribuon edhe fakti se varianti Delta i koronavirusit, i cili është më ngjitës, është dominues në Kosovë.

Po ashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të variantit të ri Delta Plus”. Më 10 nëntor, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar 12 raste me variantin Delta Plus të koronavirusit, nga 59 mostra.

Ky variant është identifikuar nga shkencëtarët britanikë në muajin Shtator, dhe për shkak se nuk është variant që përbën interesim apo shqetësim ende, ai nuk është emërtuar zyrtarisht sipas një shkronje të alfabetit grek, sikur variantet e tjera brengosëse.

Sipas të dhënave të Shërbimit Spitalor në klinikat COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me COVID-19 dhe 28 të tjerë post-covid.

Në Klinikën Infektive më 18 Nëntor janë duke u trajtuar vetëm 4 pacientë me COVID-19.

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, tha për Radion Evropa e Lirë se situata aktuale është e qetë, porse klinika është mobilizuar sikur të kishin shumë pacientë.

“Jemi duke i adaptuar hapësirat spitalore që eventualisht do të mbushen me pacientë. Uroj të mos ndodhë ky skenar, por ne duhet të përgatitemi se nuk mund të jemi imun ndaj situatës epidemiologjike që po ndodh në rajon dhe Evropë”, tha Vishaj.

Duke u nisur nga situata epidemiologjike në rajon dhe Evropë, Vishaj u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen.

“Ne jemi pjesë e rajonit dhe Evropës dhe gjithsesi situatat epidemiologjike që ndodhin në rajon do të vijnë edhe në vendin tonë. Deri më sot në luftë kundër COVID-19, arma më efikase që e kemi në dorë është vaksinimi”, theksoi ai.

Evropa ka parë një rritje prej 50% të infeksioneve që nga Tetori, pavarësisht disponueshmërisë së lartë të vaksinave kundër COVID-19.

Në disa vende të Evropës si Gjermania, Republika Çeke dhe vende të tjera është raportuar këtë javë për shifra rekorde të të infektuarve.

Gjermania ka thyer rekordin e saj të enjten, më 18 Nëntor, pasi autoritetet e këtij shteti kanë regjistruar 65.371 raste të reja të infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve. Komiteti për Vaksina në Gjermani ka rekomanduar të enjten dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë personat mbi moshën 18-vjeçare.

Austria më 14 Nëntor ka vendosur në izolim miliona persona që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dy arsye kryesore pse Evropa, por edhe Azia Qendrore, janë në një situatë kaq të vështirë është mbulimi i pamjaftueshëm i vaksinimit dhe masat relaksuese të kufizimit shëndetësor dhe social.

Normat e vaksinimit kanë rënë muajt e fundit në Evropë dhe ato ndryshojnë shumë nga vendi në vend. Për shembull, deri në muajin tetor në Spanjë, pothuajse 80 për qind e popullsisë ishte vaksinuar, në Gjermani 66 për qind dhe në Rusi vetëm 32%.

Tags: Arben VishajKoronavirusiMinistria e ShëndetësisëVaksinim
Postimi i mëparshëm

Giacobbe: Kënaqësi takimi me Kurtin e Bislimin, diskutuam për marrëveshjen me Serbinë

Postimi tjetër

Rama: Po punojmë në arritjen e përfshirjes së Kosovës në ‘’Ballkanin e Hapur’’

Të ngjajshme Postime

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!
KRYESORE

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë
KRYESORE

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
KRYESORE

28 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së
KRYESORE

Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së

26 July 2025
Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Postimi tjetër
Rama: Po punojmë në arritjen e përfshirjes së Kosovës në ‘’Ballkanin e Hapur’’

Rama: Po punojmë në arritjen e përfshirjes së Kosovës në ‘’Ballkanin e Hapur’’

Lajmet e fundit

Motra e fuqishme e Kim Jong Un thotë se Koreja e Jugut mbetet “armike” dhe se nuk ka “asnjë interes” për bisedime

Motra e fuqishme e Kim Jong Un thotë se Koreja e Jugut mbetet “armike” dhe se nuk ka “asnjë interes” për bisedime

28 July 2025
Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

28 July 2025
“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025

28 July 2025
KRU “Mitrovica” realizon 65 shkyçje, paralajmëron se aksioni do të vazhdojë

KRU “Mitrovica” realizon 65 shkyçje, paralajmëron se aksioni do të vazhdojë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu