Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se të enjten delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë bërë takimin e 2 të Grupit Punues për Targat në Bruksel, përcjell InLajmi.
Lajçak ka shkruar se këto 2 delegacione u angazhuan në mënyrë konstruktive si dhe shkëmbyen mendime në mes vete.
Më pas, Lajçak i ka inkurajuar të 2 palët që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre./InLajmi/