Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në sapitalet e përgjithshme dhe në QKUK janë duke u trajtuar 13 persona me koronavirus dhe 28 të tjerë post Covid, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK-së me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, ndërsa në mjekim intnesiv janë 2 pacientë.
Njoftimi i plotë nga SHSKUK-ja:
Bazuar në raportet e pranuara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë /InLajmi/