Ministrja e Arsimit, Shkëncës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marr pjesë në Publikohet “Doracaku për Mësimdhënës me Aktivitete mbi të Drejtat e Fëmijëve”, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj ministrja Nagavci ka thënë se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve është qëllimi kryesor i Qeverisë dhe ministrisë që udhëheq, ajo gjithashtu shtoi se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e kurrikulave të procesit mësimor, duke shtuar se edukimi është esenca dhe bazamenti i një shoqërie.
“Ky doracak ofron rritje dhe ndërgjegjësim për mësimdhëniet në lidhjen me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve si dhe u ofron nxënësve mundësi të dinë për të drejtat e tyre”.
“Ky doracak ngrit cilësinë në arsim. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve është qëllim i Qeverisë dhe ministrisë. Të drejta e fëmijë janë pjesë e kurrikulave tona, janë pjesë e procesit mësimor”.
“Ne në ministri jemi duke punuar në implemtimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve në shumë fusha, duke filluar nga dhuna e deri te ndalja nga shkolla. Edukimi është esencë dhe bazament i një shoqërie”.
“Implementimi i këtij doracaku duhet të jetë pjesë e përditshme e pandalshme e mësimdhënësve. Doracaku është online në ueb faqen e MAShTi, kopje fizike do të shpërndahen edhe në shkolla, atë mund ta kenë edhe prindërit dhe ata që kanë interes. Respektimi i të drejtave të fëmijëve duhet te jetë pjesë e synimeve dhe qëllimeve tona të përditshme”.
Drejtori për Qeverisje të Mirë në zyrën e kryeministrit, Habit Haradini ka thënë se është duke u punuar në hartimimin e akteve nënligjore për mbrojtjen e fëmijëve.
“Mbrojtja e fëmijëve kërkon angazhimin e të gjithëve pa përjashtim. Për ne si Qeveri kjo është prioritet dhe jemi në progresin më të madh në nxjerrjen e akteve nënligjore dhe po bëjmë harmonizimin e tyre. Ky bashkëpunim sjell progres, këtë e kemi obligim për fëmijët”.
Përfaqësuesja e Save the Cildren, Kanarina Shehu, ka thënë se synojnë që fëmijët të kuptojnë të drejtat e tyre dhe të kërkojnë llogari.
“…kemi mbështetur ministrinë për ngritjen e kapaciteteve. Kemi filluar të punojmë edhe për të drejtat e fëmijës”.
“Ky doracak është shërbim adekuat, me të cilin synojmë që fëmijët të kuptojnë të drejta e tyre dhe kërkimit të llogaridhënies gjatë vijimit të edukimit”. /InLajmi/