Në padinë kundër aktorit, Alec Baldwin është thënë se në skriptën e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e një incidenti me armë, Baldwin e ka lënë të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins.
Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 Tetorit, që ka ndodhur teksa është punuar në filmin Rust.
Zyrtarja për skriptë, Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast.
Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.
Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende këtë gjë.
Aktori hollivudian ka ndarë kohë më parë komentet e koleges së tij, e cila ka hedhur poshtë sugjerimet e pjesës tjetër të ekipit kinse rrethanet e xhirimeve kanë qenë të pasigurta.
Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit, përcjell REL.
Punëtorja që ka qenë përgjegjëse për armët në film, ka thënë se nuk e di si është përfshirë municioni në xhirime të filmit.