Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për familjen e 8 vjeçarit nga Fieri që u vra brutalisht nga fqinji i tij, përcjell InLajmi.
Pacolli vrasjen e 8 vjeçarit e ka quajtur makabër, dhe ka kërkuar që vrasësi i tij të dënohet sa më shpejtë dhe maksimalisht.
Postimi i plotë i tij:
Ky djalë i bukur, vetëm 8 vjeç, i vrarë brutalisht nga fqinji i tij, ka prekur zemrat e çdo shqiptari. Unë i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Vasiu. Mateo, sot një ëngjull në parajsë, u prehtë në paqe. Autori i këtij krimi makabër të dënohet maksimalisht, sa më parë!/InLajmi/