Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të Nismës në nivel vendi, përcjell InLajmi.
Kryetari Limaj i ka falënderuar drejtuesit e degëve për angazhimin e madh që kanë bërë në zgjedhjet lokale, ku Nisma i ka fituar zgjedhjet në Malishevë me kryetarin Ekrem Kastrati, si dhe ka siguruar përfaqësim nëpër Asamble, thuajse në çdo komunë të Kosovës.
‘’Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore’’, thuhet në njoftimin e tyre./InLajmi/