Kryetari në detyrë, njëherësh kryetari i ardhshëm i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me ç’rast kanë vlerësuar lartë kulturën demokratike dhe procesin zgjedhor në këtë komunë, përcjell InLajmi.
Lladrovci ka shkruar se “e falënderova Krasniqin me bashkëpunëtorë për urimet dhe suksesin e përbashkët, duke i siguruar ashtu siç kam premtuar kur e kam marrë mandatin se ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia janë parime të panegociueshme të punës time”.
Postimi i plotë i tij:
Vizita e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, Abelard Tahirit dhe Triumf Sadikajt, ishte rast të vlerësonim lartë kulturën demokratike dhe procesin zgjedhor në Drenas.
E falënderova z. Krasniqi me bashkëpunëtorë për urimet dhe suksesin e përbashkët, duke i siguruar ashtu siç kam premtuar kur e kam marrë mandatin se ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia janë parime të panegociueshme të punës time.
Vazhdojmë me suksese, me projekte dhe punë të mira për qytetarët e Drenasit, pa dallim!/InLajmi/