Zlatan Ibrahimoviq do të vazhdojë kontratën e tij me Milanin, duke nënshkruar një marrëveshje të re deri në Qershor të vitit 2023.
Gjigantët e Serie A thuhet se do të hapin bisedimet me sulmuesin e tyre suedez pas afatit kalimtar të dimrit.
Sulmuesi veteran është fituesi më i madh te Milanit me një pagë prej 7 milionë eurosh në vit dhe marrëveshja e tij aktuale përfundon në Qershor të 2022.
Ibrahimoviq ndihet mirë në Milano dhe klubi është i kënaqur me paraqitjet e tij. Ndaj 2 palët pritet të arrijnë një marrëveshje pa problem.
Ibra ka shënuar 3 gola në 8 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe është i vendosur të qëndrojë në San Siro edhe për një vit, shkruan Telegrafi.
Sipas La Gazzetta dello Sport, objektivi i Ibrahimovic është të luajë në Kupën e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar midis nëntorit dhe dhjetorit të vitit të ardhshëm.