Në rrugën “Isa Kastrati”, në kryeqytet sonte rreth orës 21:20 ka ndodhur një grabitje, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka bërë të ditur se grabitja dyshohet është kryer nga 3 persona në një market.
“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga 3 persona. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti./InLajmi/