Ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultatev, raporton InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se numri i votave të vlefshme me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta është 9 mijë e 313.
“Në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave që u mbajt të diel më 14 nëntor. Gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10 mijë e 303 vota të cilat janë vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta. Pas procesit të verifikimit të tyre janë konfirmuar 9 mijë e 313 vota me kusht. Arsyet e refuzimit mund të kategorizohen në tri kategori: ka votuar më shumë se një herë, votuesi me kusht nuk është në listën e votuesve dhe votuesi me kusht nuk ka votuar në komunën e tij”, ka thënë ai./InLajmi/