Këngëtarja unike, Dafina Zeqiri, nuk e ka ndërmend të ndalet, përcjell InLajmi.
Ajo sidomos këtë vit ka qenë mjaftë aktive duke publikuar pothuajse çdo 3 javë videoklipe, ku secila ka treguar mjaftë sukses , gjegjësisht ka arritur numër të madh të shikimeve.
Sonte ajo ka publikuar këngën më të re ‘‘Ti dho krejt“, derisa ajo që e bën të veçantë e bën videoklipi i animuar.
E kjo këngë sikurse edhe tjerat këngë të Dafinës për pak orë ka arritur mjaftë shikime, derisa bien në sy komentet të gjitha pozitive për këngëtaren nga fansat e shumtë./InLajmi/