I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, përcjell InLajmi.
Giacobbe u shpreh i kënaqur për takimin me Kurtin e Bislimin, ku biseduan për një një gamë të gjerë çështjesh duke përfshirë këtu edhe planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, gjatë mandatit aktual të kryeministrit.
Postimi i plotë i tij:
Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit./InLajmi/