Aktori i famshëm turk, Burak Ozcivit, i njohur për role të pëlqyeshme në seriale televizive, mund të përballet me një dënim me burg.
Sipas raportimeve të mediave të atjeshme, ai akuzohet për sharje dhe fyerje të ekipit të produksionit nga xhirimi i serialit “Kurulus: Osman”.
Incidenti thuhet të ketë ndodhur në Beykoz Riva në dhjetor të vitit 2020,
Në një gjendje nervozizmi, Ozcivit thuhet të jetë larguar nga tenda ku po qëndronte, teksa shante dhe ofendonte ekipin nga vendxhirimi.
Procesi gjyqësor pritet të fillojë në javët në vijim, ndërsa nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në 4 vjet burg.
Seriali “Kurulus: Osman” tregon themelimin e Perandorisë Osmane, ndërsa është bërë ndër më të kërkuarit, ka raportuar Cumhuriyet, transmeton Telegrafi
Kujtojmë që Ozcivit ka qenë i njohur edhe te publiku shqiptar me rolet e Malkocoglu Bali Bey (në “Muhtesem Yuzyil”) dhe Kemal Soydere (në “Kara Sevda”).