Policia e Kosovës ka njoftuar se ëhtë raportuar se rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident mes 2 veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht fshati bardhosh, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfrimuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 2 persona, dhe të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor.
‘’Rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Bardhosh), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të 2 automjeteve në levizje, si pasojë janë lënduar 2 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin’’, tha ajo./InLajmi/