• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 4 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

18 Nëntori ndër vite

V E nga V E
18 November 2021
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 28 prilli ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

326 – Në Romë, përurohet bazilika e vjetër e Shën Pjetrit e ngritur (në sheshin ku dikur ndodhej cirku i Neronit) në periudhën e perandorit Konstandin i madh.

Emri “Bazilikë e vjetër”, filloi të përdorej për ta dalluar atë nga bazilika e tanishme, ndërtimi i së cilës filloi (mbi të vjetrën) më 1506 dhe përfundoi më 18 nëntor 1626. Bazilika e tanishme e Shën Pjetrit në Vatikan është kryevepër e arkitekturës së periudhës së Rilindjes italiane dhe mbetet një nga kishat më të mëdha në botë.

Sipas traditës katolike, ajo është ngritur mbi varrin e Shën Pjetrit, një nga 12 apostujt e Jezusit – Shën Pjetri konsiderohet si Peshkopi i parë i Romës, ose Papa i parë i Kishës Katolike.

Tradita dhe disa prova historike thonë se varri i Shën Pjetrit ndodhet pikërisht nën altarin e Bazilikës. Për këtë arsye, shumë Papë janë varrosur në bazilikën e Shën Pjetrit që prej periudhës së hershme të krishterë.

1647 – Lindi filozofi francez Pierre Bayle – i njohur si shkrimtar dhe autor i Fjalorit historik dhe kritik enciklopedik, publikuar në fillim të vitit 1695. Bayle ishte protestan i vetëshpallur dhe mbrojtës i një ndarjeje midis sferave të besimit dhe arsyes, mbi bazën se të qenit e Perëndisë është e pakonceptueshme për njeriun. Si një paraardhës i enciklopedistëve dhe mbrojtës i parimit të tolerancës mes besimeve fetare, veprat e tij ndikuan më pas në zhvillimin e Iluminizmit. Pierre Bayle ka qenë një nga autorët më të preferuar të Faik Konicës; fjalorët e tij enciklopedikë zinin vendin kryesor në bibliotekën e Konicës, edhe ky i njohur si enciklopedist më vete ose “enciklopedi lëvizëse”.

1926 – Shkrimtari George Bernard Shaw refuzon të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar, duke thënë: “Unë mund ta fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”. Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit. Në vitin 1888, Alfred Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimit dhe i shqetësuar se si do ta kujtonin kur të vdiste, vendosi të ndryshonte testamentin. Nobel ishte i interesuar personalisht për fiziologjinë ose mjekësinë eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej – krahas çmimeve për arritjet në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe – edhe një çmim për Mjekësi. (Çmimi për Ekonomi u krijua vonë, më 1969, nga Akademia Suedeze e Shkencave për nder të Alfred Nobelit – dhe quhet Çmim Nobel, edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel).

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Udhëheqësi gjerman Adolf Hitleri dhe ministri i Jashtëm Italian Galeaco Ciano takohen për të diskutuar rreth dështimit katastrofik të Benito Musolinit në përpjekjen për të pushtuar Greqinë (ngjarje e njohur si lufta italo – greke, për pikënisje të së cilës Musolini zgjodhi territorin e Shqipërisë që e kishte pushtuar më 7 prill 1939)

1961 – Presidenti amerikan John F. Kennedy dërgon 18-mijë këshilltarë ushtarakë në Vietnamin e jugut.

1978 – Në Jonestown të Guyanës, udhëheqësi i Kultit të Tempullit, Jim Jones organizon një vetëvrasje masive që mori jetën e 918 pasuesve mes të cilëve 270 fëmijë.

1988 – Lufta kundër Drogës: Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan ligjin që lejon dënimin me vdekje për trafikantët e drogës.

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Postimi tjetër

Kofshë pule në salcë kërpudhash

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 1 gusht ndër vite?

1 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 30 korrik ndër vite?

30 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?

28 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Postimi tjetër
Kofshë pule në salcë kërpudhash

Kofshë pule në salcë kërpudhash

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu