Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se 3 persona të pavaksinuar janë të shtrirë e që janë duke u trajtuar, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit nga ky spital, një nga pacientët është me oksigjenoterapi.
Ndërsa, në 24 orët e fundit nga spitali i Pejës kanë treguar se janë rezulizuar mbi 4 mijë e 500 analiza dhe 516 vizita specialistike.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 516 Vizita Specialistike;
– 36 Pranime;
– 209 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 1 Lindje, 1 vajzë;
– 12 Operacione;
– 39 Hemodializa;
– Analiza: 338 pacientë që kanë bërë 4,575 analiza;
-Shërbime Radiologjike: 70 Rëntgen, 33 Ultra zëra, 16 CT-ja dhe 6 Mamografi;
– 40 procedura fizioterapie;
– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 3 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi./InLajmi/