FC Prishtina e ka prezantuar trajnerin e ri, përcjell InLajmi.
Ekipin “bardhekaltër” do ta drejtojë trajneri nga Bosnjë e Hercegovina, Abdulah Ibrakoviq. Kështu ka bë me dije , faqja e FC Prishtina në Facebook, ku konfirmohet se 51-vjeçari i është bashkuar edhe zyrtarisht Prishtinës.
Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.
Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnjë e Hercegovinës.
Ai e ka ushtuar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjak, Sarajevo, në vitet 2013-2015.
Postimi i plotë:
MIRËSEVJEN ABDULAH IBRAKOVIQ
FC Prishtina e ka prezantuar trajnerin e ri.
Ekipin “bardhekaltër” do ta drejtojë trajneri nga Bosnjë e Hercegovina, Abdulah Ibrakoviq.
51-vjeçari i është bashkuar edhe zyrtarisht Prishtinës.
Pasi u prezantua para futbollistëve, Ibrakoviqi e dha një intervistë të shkurtër për faqen e klubit, “prishtinafc.com”.
Ibrakoviqi u shpreh i lumtur që iu bashkua skuadrës sonë.
“Mund të them se po ndihem shumë mirë. Prishtinën e shikoj si klub shumë të madh, klubin më të madh në Kosovë. Ekipi ka kualitet dhe është normale që në futboll të ketë rënie dhe ngritje. Besoj se tani me disa energji të reja do të arrijmë të përmirësohemi dhe sigurisht se më pas do të jetë më lehtë”, ka thënë Abdulah Ibrakoviq.
Ibrakoviqi premtoi se do ta japë edhe “atomin e fundit” të dijes për të mirën e Prishtinës.
“Futbolli në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë dhe Prishtina do të jetë skuadër e cila do ta tërheqë të gjithë futbollin kosovar në drejtim të Evropës. Për mua është një sfidë shumë e madhe që ta bëj një hap më shumë nga gjeneratat e mëhershme”, pohoi ai.
“Futbolli në Kosovë nuk është i panjohur. Më herët e kam përcjellë edhe ekipin e Prishtinës. Vitin e kaluar e kanë fituar titullin kampion dhe kanë qenë ekipi më i mirë në ligë. Tani kemi shumë lojtarë kualitativë. Ne duhet të ndryshojmë paksa në skemat e stërvitjeve dhe mënyrën e lojës”, theksoi ndër të tjera Abdulah Ibrakoviq.
Objektivat e klubit as në këtë vit nuk kanë ndryshuar e që janë titulli kampion.
“Prishtina e kërkon gjithmonë titullin dhe të gjithë trofetë. Prishtina mund të krahasohet në Bosnjë me klubin e Sarajevës, që pak a shumë kanë pritje të njëjta. Klubet kalojnë periudha tranzicioni dhe kjo është normale”, vlerësoi trajneri boshnjak.
Për fund, Ibrakoviqi e pati edhe një mesazh për tifozerinë e flaktë kryeqytetase, “Plisat”.
“Ne duhet t’i dërgojmë mesazhet nga tereni. Pres që ta fitojmë tifozerinë në stadium me dëshirën dhe angazhimin tonë. Ajo çka mund tu premtojmë është se do t’i bëjmë të gjitha çka dimë dhe mundemi për të mirën e ekipit”, përfundoi Abdulah Ibrakoviq, i cili së fundmi ka punuar në Austri, te skuadra Kapfenberg.
Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.
Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnjë e Hercegovinës.
Ai e ka ushtuar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjak, Sarajevo, në vitet 2013-2015.
FOTO: LAURA HASANI
#krejtpërprishtinën
#përparabardhëekaltër
/InLajmi/