Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, Bajram Ajeti, ka dhënë dorëheqja nga pozita e tij, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ajeti, i cili ka shkruar se ka dhënë dorëhqje, për ta lënë pozitën në duar të brezit të ri.
‘’Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Dorëheqje
Pas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri. Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve./InLajmi/