Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se është aprovuar Udhëzimi Administrativ për kërkime arkeologjike, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se ky Udhëzim Administrativ ka për qellim standardizimin e procedurave të procesit të gërmimit dhe dokumentimin arkeologjik në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në përvojat bashkëkohore ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor në fuqi.
Përmes këtij udhëzimi do të mundësohet organizimi profesional dhe shkencor i procesit të kërkimeve në fushën e trashëgimisë arkeologjike./InLajmi/