Ministria e Shëndetësisë, bënë të ditur se numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 407, përcjell InLajmi.
Sipas këtij njoftimi , gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja nga 1474 testime.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 2800 doza të vaksinës kundër COVID-19 derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.
Kurse deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve nga virusi korona është 157.570./InLajmi/