Real Madridi duket se nuk dëshiron t’i ndajë rrugët edhe për një tjetër vit me Luka Modricin.
Kontrata e mesfushorit kroat skadon në fund të këtij sezoni dhe Los Blancos duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me të.
Sipas asaj që raporton Marca, Real Madridi do t’ia mundësojë Modricit qëndrimin në Santiago Bernabeu deri në vitin 2023. Kroati fillimisht ishte parë si transferim i dështuar te skuadra spanjolle, mirëpo me kalimin e viteve ai ia doli të këndellej dhe u bë në mesin e më të mirëve.
Aq i mirë u bë Modric, sa që ia doli edhe ta fitonte Topin e Artë, duke i dhënë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për çmimin e madh individual të fituar me radhë nga dyshja.
Modric kërkohet nga disa skuadra evropiane, madje edhe nga Tottenhami, aty edhe ku kishte bërë emër, mirëpo Real Madridi nuk e lëshon së paku edhe për një vit.