Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, pas vizitës së tij të hënën në Kosovë ka thënë se Kroacia do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përcjell InLajmi.
“Ishte kënaqësi takimi në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për të konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës. Ne duam të ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtar”.
Plenkiviq, tha që u bisedua edhe me përfaqësues të kompanive të Kroacisë për mundësitë për bashkëpunim më të fortë ekonomik.
“Në Janjevë vizituam një komunitet të vogël kroat, diasporën më të vjetër kroate në botë”, u shpreh tutje ai./InLajmi/