Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar ministër të ri të Shëndetësisë, kirurgun shqiptar Rifat Latifi i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton InLajmi.
Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018.
Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.