Dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit, përcjell InLajmi.
Në një konferencë për media, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë që Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm Kuvendin e Kosovës.
“Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Kjo është e papranueshme për ne dhe nuk pranojmë shantazh aq më keq që Lista Serbe po e bën në mënyrë publike pa e fshehur”.
Konjufca tha se ne nuk pranojmë asnjë mlloj shantazhi.
“Ne nuk pranojmë asnjë lloj shantazhi. Simiq po vjen këtu me na tregu që është, por pastaj kur po bëhemi 4 dhe ai po largohet që ne të mbesim 3 e të mos ketë ketë kuorum”, ka thënë Konjufca.
”Përkundër që s’pati kuorum për të caktuar seancën e radhës, në koordinim me nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në takim, vendosëm të caktojnë seancën e radhës më 18 Nëntor”, tha Konjufca./InLajmi/