Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka përshëndetur emërimin e Rifat Latifit si Ministër i Shëndetësisë, duke i uruar sukses, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka publikuar një fotografi me tashmë ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi.
“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./InLajmi/