Policia ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi i njejti kishe ndalur ujin në fshatin e tij duke lënë banorët pa ujë për rreth 2 orë, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të Policisë, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë, 15.11.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ndalur ujin, duke lënë fshatin pa ujë rreth 2 orë e gjysmë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./InLajmi/