Analisti Agron Demi, ka shkruar se në bazë të rezultateve të deritanishme për kryetarë të komunave në zgjedhjet komunale 2021, në 3 vjetët e ardhshme, këto parti do të menaxhojnë kaq milionë euro, përcjell InLajmi.
Sipas Demit, e para në rend është Partia Demokratike e Kosovës e cila do të menaxhojë 552.6 milionë euro të komunave.
E 2-ta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 552 milionë euro.
Në rend të 3-të radhitet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që vije me 257 milionë euro.
Kurse në fund vijnë Lëvizja Vetëvendosje me 223 euro dhe Lista Serbe me 103.3 milionë euro.
Postimi i plotë i tij:
Duke u bazu në rezultatet e gjertanishme për kryetarë të komunave dhe KASH 2021-2023, në tre vjetët e ardhshëm:
– PDK do menaxhojë me 552.6 milionë euro të komunave;
– LDK me 552 milionë euro;
– AAK me 257 milionë euro;
– VV me 223 milionë euro;
– LS me 103.3 milionë euro./InLajmi/