Është arrestuar një 66 vjeçar në vendin e quajtur ‘’Zona e vikendit ‘’ në Brezovicë , pasi i njejti ka kanosur një 79 vjeçar për çështje të një mosmarrëveshje gjatë parkimit të automjeteve të tyre, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është marrë në pyetje e me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion, se në vendin e quajtur ‘’Zona e vikendit ‘’ në Brezovicë është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare”, thuhet në komunikatën e policisë./InLajmi/