Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka bërë të ditur se 3 pacientë të pavaksinuar po trajtohen me koronavirus, ku njëri prej tyre është me oksigjeno-terapi, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit nga Spitali i Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.703 analiza në 344 pacientë.
Tutje në njoftim thuhet se momentalisht 212 pacientë janë të hospitalizuar.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 586 Vizita Specialistike;
– 58 Pranime;
– 212 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 5 Lindje, 3 djem dhe 2 vajza;
– 13 Operacione;
– 40 Hemodializa;
– Analiza: 344 pacientë që kanë bërë 4,703 analiza;
-Shërbime Radiologjike: 77 Rëntgen, 37 Ultra zëra, 16 CT-ja dhe 5 Mamografi;
– 39 procedura fizioterapie;
– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 3 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi./InLajmi/