Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 263 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat e ligjit anti-Covid, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e policisë, thuhet se përveç këtyre gjobave, janë shqiptuar edhe 721 tiketa trafiku.
Vetëm për 24 orë janë shkaktuar 28 aksidente trafiku me dëme materiale e 14 me të lënduar dhe janë arrestuar 16 persona e janë dërguar në mbajtje 15 persona./InLajmi/