Gazetari Valon Syla ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të rundit të 2 të zgjedhjeve lokale.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Kurti se të gjithë u bënë bashkë për ta mposhtur Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale, i bie se Kurti nuk do të kthjellet, tha Syla në T7
“Unë mendoj që ky nuk kthjellet, unë nuk mendoj që Albin Kurti do të kthjellet, sepse kur thotë unë nuk kam faj, ka faj struktura, pak dikush mi humbi, janë bërë bashkë e jo mediat , mas mediave është Vjosa Osmani a e gjen ndonjë armik të brendshëm. Kjo ideja e armikut të brendshëm që nonstop na ndjek dhe na denon, kjo është paranojë e një llojit të njerëzve që në politike e dimë si kanë përfunduar”, ka thënë Syla