Në “Air Albania” u luajt ndeshja e fundit e Grupit të parë eliminator të Botërorit “Katar 2022” mes Shqipërisë dhe Andorrës
Ky takim u luajt pa praninë e tifozëve, pasi Shqipëria ishte e dënuar nga UEFA për shkak të incidenteve në humbjen me Poloninë.
Me mjaft ndryshime në formacion, të besuarit e Edi Rejës fituan me vështirësi 1-0.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të 2 kuqezinjtë fitojnë një penallti, pas një pengimi brenda zone të Myrto Uzunit.
Në minutën e 73-të nga pika e bardhë Çekiçi gjuan saktë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh, shkruan Syri.net.
Ky ishte goli që vendosi takimin, me kuqezinjtë që e mbyllin fushatën eliminatore të Botërorit të Katarit në vendin e tretë në Grupin e parë, pas Anglisë dhe Polonisë, duke lënë pas Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.