Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se instruktorët ushtarakë po stërvisin pjestarët e FSK-së, përcjell InLajmi.
Sipas Mehajt, këto stërvitje po bëhen, që pjestarët tanë të reagojnë me kohë dhe në momentin e duhur, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë.
Më pas, Mehaj ka theksuar se së bashku me partnerët tanë amerikan, vazhdojmë në ngritjen e aftësive tona profesionale.
Postimi i plotë i tij:
Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin pjestarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë.
Bashkë me partnerët tanë të pazëvendësueshëm amerikan vazhdojmë suksesshëm në ngritjen e aftësive tona profesionale.
#StrongerTogether/InLajmi/